Site icon Telegrafi

Anulohet takimi midis ministrave të brendshëm të Shqipërisë dhe Greqisë, shkak dhuna me një të vdekur në Athinë

Është anuluar takimi mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut të tij grek, Ionais Ikonomou, i parashikuar që të mbahej ditën e sotme.

Shkak për anulimin e takimit janë bërë incidentet e dhunshme mbrëmjen e djeshme në Athinë mes tifozerisë së AEK dhe Dinamo Zagreb, raporton A2 CNN.

Si pasojë e përleshjeve gjatë mbrëmjes së kaluar, 1 i ri humbi jetën, teksa 8 të tjerë u plagosën, ndërkohë që 96 persona janë arrestuar.

Balla kishte njoftuar më herët takimin me Ikonomou, me të cilin do të diskutonte për sigurinë kufitare dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik.

Exit mobile version