Ndeshja e Superkupës së Turqisë, e planifikuar të luhej këtë mbrëmje mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, është anuluar pas mosmarrëveshjeve me autoritet saudite rreth organizimit të ndeshjes.
Galatasaray dhe Fenerbahçe refuzuan të dilnin në fushë sepse nuk lejoheshin pankartat dhe bluzat e Ataturkut, pasi shteti i Turqisë ka 100 vjetorin.
Ndeshja e Superkupës ishte planifikuar të luhej sot në Riad nga ora 18:45.
🚨🇹🇷 Super Cup final tonight between Galatasaray-Fenerbahçe in Saudi Arabia in serious risk of cancellation! 🇸🇦
Both teams want to walk out with Mustafa Kemal Atatürk t-shirts, this has not been approved.
Less than 40 minutes to kick-off and teams have not left hotel yet. pic.twitter.com/p8DAU8HroW
— EuroFoot (@eurofootcom) December 29, 2023
Kjo pasi Galatasaray dhe Fenerbahçe nuk u lejuan të mbanin bluza dhe pankarta të Ataturkut dhe skuadrat refuzuan të dilnin në fushë. Kur kërkesat nuk u plotësuan, klubet u njoftuan se ndeshja u anulua.
Autoritetet pastaj filluan evakuimin e stadiumit Al Awwal.
https://twitter.com/OkulAcikcom/status/1740791011054588226
Autoritetet saudite lejuan këndimin e himnit kombëtar dhe shpalosjen e flamurit turk, por nuk lejuan që të shfaqen bluzat dhe pankartat e Ataturkut./Telegrafi/