Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për propozim-buxhetin

Vazhdimi i seancës të Komisionit për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë i caktuar për sot, u anulua për shkak të munvesës së deputetëve të OBRM-PDUKM-së. Vazhdim i ri është caktuar për nesër në orën 11.

Seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për propozim-buxhetin për vitin 2018 filloi të hënën. Të martën u paralajmërua vazhdim, por pas informacioneve për arrestet për ngjarjet nga 27 prilli në Kuvend, u anulua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati i përgjithshëm për propozimin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune, ndërsa për propozimin janë dorëzuar 279 amendamente./Telegrafi/

Exit mobile version