Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për propozim-buxhetin për vitin 2018

Seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet, në të cilën duhej të diskutohej propozim-buxheti për vitin 2018 është shtyrë.

Kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska, për AIM nuk tregoi arsyet e shtyrjes së seancës dhe as se për kur është caktuar seanca e radhës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimi për Komisionin për Financim dhe Buxhet filloi dje dhe sipas Rregullores së Kuvendit duhet të zgjatë 10 ditë pune./Telegrafi/

Exit mobile version