Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për 27 prillin, deputetët e akuzuar në takim koordinues në Kuvend

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë nesër, pasi seanca e sotme pas pauzës nuk ka vazhduar për shkak të obligimeve të deputetëve Sasho Vasilevski, Ljuben Arnaudov dhe Krsto Mukoski.

Avokati i Sasho Vasilevskit, pas pauzës tha se tre deputetët kanë takim koordinues në Kuvend dhe kërkoi që gjykata të vazhdojë pauzën edhe për një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska refuzoi këtë kërkesë me arsyetimin se të akuzuarit tjerë nuk mund të presin deri sa të mbarojnë punën deputetët dhe anuloi seancën e sotme.

Për ngjarjet e 27 prillit janë caktuar seanca gjyqësore për çdo ditë deri në fund të kësaj jave.

Në seancën e sotme dhe të kaluar Prokuroria ka prezantuar video-inçizime nga nata e 27 prillit, në të cilat është vërejtur se shefi i ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, ka komunikuar me disa nga të akuzuarit për “pushtimin e Kuvendit të Maqedonisë”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ngjarjet e 27 prillit: Sigurimi i Veljanoskit ka komunikuar me të akuzuarin Nikolla Mitrevski
Foto: AIM
Exit mobile version