Seanca gjyqësore për “Mercedesin” 600 mijë eurosh të Gruevskit, u anulua për më 12, 13 dhe 16 shkurt.
Shkak për anulimin e seancës ishte pasi ish-ndihmës ministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, i cili është i akuzuar në këtë lëndë kishte marrë avokat të ri dhe ai ende nuk e kishte shqyrtuar lëndën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski dhe Jankulloska ishin të pranishëm në gjykim, por Gruevski erdhi me vonesë, dhe në sallë hyri pasi kamerat televizive kishin mbaruar me filmimin.
Gruevski dhe Jankulloska akuzohen për blerjen e Mercedesit luksoz në emër të MPB-së edhe pse në fakt siç dëgjohen në “bombat” e Zaevit, atë e ka shfrytëzuar Gruevski./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vWSEiWhiG_4