Telegrafi

Anulohet seanca gjyqësore për rastin ‘Puç’

Procesi gjyqësor për “Puç” është shtyrë për shkak se nuk ka juri dhe nuk mund të kompletohet Këshilli Gjyqësor. Gjykimi u shty për 1 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë ishin të pranishëm, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe gruaja e tij Sonja Verushevskako dhe poashtu edhe Prokurorja Katica Janeva. Seanca e fundit u mbajt më 2 mars kur Janeva kërkoi anulimin e seancës, pasi në gjyq nuk erdhi dëshmitari i cili është dëmtuar në këtë rast.

Në rastin “Puç” akuzohet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim, Zoran Verushevski, si dhe disa persona tjerë. /Telegrafi/