Është anuluar seanca gjyqësore kundër Zaevit për rastin ‘Mitëmarrje’. Sot në njësinë e Shkupit duheshte të rifilloj procedura gjyqësore kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i akuzuar për marrje ryshfeti “Mitëmarrje”, njofton Telegrafi.
Arsyeja për anulimin e seancës ishte mosplotësimi i kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, ku gjykatësja e ka anuluar seancën për 21 prill.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u deklaruar para mediave se bëhet fjalë për “montim klasik” dhe “askund në botë nuk ka mitëmarrje pa pasur marrje-dhënie të parave, u shpreh Zaev pas seancës.
Sipas prokurorisë Zaevi akuzohet si kryebashkiak i Strumicës nga biznesmeni i po të njëjtit qytet, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej më shumë se 160 mijë euro, ose 2 euro për metër katror të tokës në Strumicë, i cili Nikollov ishte i interesuar për të privatizuar. Sipas aktakuzës, gjysma e parave do të ishte për Zaevin dhe të tjerat për të ndërtuar një kishë në Strumicë. /Telegrafi/