Vig Poppa paralajmëroi këngën e re që do ta sillte në bashkëpunim me Ledri Vulën, mirëpo duket se projekti nuk do të realizohet në një të ardhme të afërt.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Vigan Bardhi njoftoi se kënga me titull “Mashalla” do të publikohej të martën.
Mirëpo, sot (e hënë) me anë të një postimi tjetër, reperi i “Kaos” ka bërë të ditur se kënga nuk do të lansohet.
“Për shkak të disa problemeve, nuk del klipi me Ledrin”.
“Më falni për pritjen. Së shpejti këngë të reja…”, ka shkruar Vigani në Instagram. /Telegrafi/