Telegrafi

Anulohet koncerti i Butrint Imerit në sheshin e Prishtinës – këngëtari del me njoftim zyrtar

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ishte planifikuar që sot (e mërkurë) të performonte në sheshin e Prishtinës.

Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe këtë njoftim e ka bërë vet këngëtari përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Imeri shkruan se arsyeja e anulimit të koncertit është pamundësia e krijuar nga shkaqet teknike dhe organizative.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ky është njoftimi i plotë i tij:

“Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror. Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkēpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti në Facebook.

Përndryshe, Butrint Imeri edhe këtë verë po vazhdon të jetë ndër emrat më eminentë të estradës, i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/Instagram

 

Foto: Butrint Imeri/Instagram