Një prej përballjeve më të mëdha të këtij viti në boks mes Tyson Furyt dhe Wladimir Klitschko është anuluar.
Kështu ka njoftuar menaxhementi i boksierit britanik, Tyson Fury të cilët kanë arsyetuar vendimin e marrë.
“Fury nuk ka mundur të shërohet prej një lëndimi të pësuar kohë më parë. Mjekët na kanë sygjeruar që mos të zhvillojmë takimin”, shkruan në njoftimin e ekipit të Furyt.
Kujtojmë se meçi është dashur të zhvillohet më 29 tetor në qytetin e Manchesterit të Anglisë.
Pas një dominimi 11 vjeçar të boksierit ukrainas, Fury kishte arritur që pas 12 raundeve me vendim të gjyqtarëve të shpallet kampion Fury. /Telegrafi/