Mbledhja e Qeverisë nuk është mbajtur ashtu siç ishte paraparë . Ajo është shtyrë për nesër në orën nëntë.
Kryeministri Isa Mustafa tha se arsyet e këtij anulimi do të dërgohen me anë të një komunikate.
Mbledhja e Qeverisë ishte thirrur për në orën 19:00, ndërsa sipas burimeve të KosovaPressit pikë e vetme ka qenë procedimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.