Site icon Telegrafi

Anulohet ballafaqimi i parë televiziv mes kandidatëve presidencial

Është anuluar ballafaqimi i parë nga fushata zgjedhore mes kandidatëve për kryetar shteti, Gordana Siljanvoska Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim reka, që duhej të mbahej ditën e nesërme në televizionin Telma.

Siç raportojnë nga “Fokus”, ballafaqimi është anuluar me kërkesë të Siljanovskës dhe në vend të ditës së nesërme, do të mbahet të enjten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatja për kryetare të shtetit, periudhën e kaluar i bënte thirrje Pendarovskit të ballafaqohet ndërsa partia opozitare maqedonase disa herë bënë porosi Pendarovskit të mos i ikë ballafaqimit në televizion.

Lexo po ashtu Bëhet i ditur orari i dueleve televizive mes Pendarovskit dhe Siljanovskës

Debate në televizion do të ketë më 12 prill në RTM, më 14 prill në TV Sitel dhe më 17 prill në Alsat./Telegrafi/

Exit mobile version