Telegrafi

Anulohen 300 shërbime të trenave në Spanjë, gratë në grevë

Më shumë se 300 shërbime të trenave janë anuluar në të gjithë Spanjën, ndërsa punëtorët hynë grevë për të mbrojtur të drejtat e grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, njoftoi ministria e transportit e vendit, shkruan Telegrafi.

Greva 24-orëshe është thirrur nga 10 sindikata. Grupet feministe, gjithashtu u kanë kërkuar grave që të mos shpenzojnë para dhe të bëjnë punët e shtëpisë së tyre për këtë ditë.

Ndërkohë dy sindikatat kryesore të Spanjës – CCOO dhe UGT – i kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre të ndalojnë punën për dy orë ditën e enjte dhe të gjithë po bëjnë fushatë kundër pabarazive midis burrave dhe grave.

Ylli spanjoll Penelope Cruz, për shembull, ka anuluar aktivitetet që kishte planifikuar dhe do të hyjë në grevë ‘të brendshme’, duke lënë burrin e saj Javier Bardem që të kujdeset për fëmijët e tyre. /Telegrafi/