Themeluesi i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, ka publikuar një letër të cilën ia dedikuar posaçërisht krerëve të shtetit rreth anulimit të Festivalit.
Festivali u bë i ditur se u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë, me ç’rast është detyruar të zhvendoset në Tiranë.
Ai u shpreh i dëshpëruar, ndërkohë që shtoi se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit ka qenë rreth 23 milionë euro si dobi direkte për imazhin e shtetit, mbi 10 milionë euro për ekonominë e kryeqytetit si dhe promovim i vlerave më të mira të kulturës.
Në bazë të tij, nga dhjetëra mijëra njerëz – gjysma e pjesëmarrësve vazhdimisht kanë qenë vizitorë nga jashtë Kosovës.
Më poshtë ua sjellim letrën e plotë të Lipës (pa ndërhyrje):
/Telegrafi/