Site icon Telegrafi

Anulimi i mbledhjes së përbashkët, Peci: Nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne

Foto: Arkiv

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar sot pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Peci në një postim në Facebook shkruan se “nuk duhet të mbetet hatri pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne”

“Nëse po dëshirojmë te mbytemi vet, nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri se pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne!

Kur e bene njet me be vetëvrasje, askush nuk mundet të shpëtoj, edhe nëse e ke prind, vëlla apo motër!

Fike se fike, bile me muzike!”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version