Site icon Telegrafi

AnTuTu prezanton Redmi K50S Pro me çipin më të ri të Snapdragon

Marka e Xiaomi, Redmi pritet që ta sjellë një telefon të mençur K50S Pro me kamerë prej 200MP. Pajisja me numër të modelit 22081212C u shfaq në AnTuTu, duke i marrë 1,120,691 pikë.

Rezultati është i njëjtë me telefonat që e kanë çipin Snapdragon 8+ Gen 1, duke sugjeruar se Redmi i ri gjithashtu do ta ketë çipin më të fundit të Qualcomm, shkruan GSMArena.

Rezultati përfshin performancën në katër pjesë kyçe – CPU (261,363), GPU (489,064) memoria (193,133) dhe ndërfaqja dhe përvoja e përdoruesit (177,131), përcjell Telegrafi.

Këto shifra sugjerojnë se telefoni përdor LPDDR5 RAM dhe hapësirë UFS 3.1.

Pritet që telefoni të ketë MIUI 13 me sistemin operativ Android 12, dhe disa specifika të tjera të përfolura përfshijnë një ekran 120Hz me rezolucion Full HD+, bateri me 5,000mAh me rimbushje të shpejtë prej 120W dhe deri në 12GB RAM dhe hapësirë prej 256GB. /Telegrafi/

Exit mobile version