Site icon Telegrafi

Antony shkon në ushtrime me një Lamborghini në vlerë 350 mijë euro – një javë pasi bëri aksident me BMW-në e tij 100 mijë euroshe

Ylli i Manchester United, Antony, shkoi të hënën në stërvitjen e klubit me një Lamborghini 380 mijë eurosh – vetëm një javë pasi u raportua se u përplas me BMW-në e tij në natën e Vitit të Ri.

Sulmuesi brazilian, i cili i kushtoi Unitedit 93 milionë euro – thuhet se e ka përplasur BMW-në e tij X6 në punimet rrugore në M56 pranë shtëpisë së tij në Hale, Greater, Manchester, ndërsa po voziste në një mot me shi.

Antony ishte i tronditur – me policinë që u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes – ku anësori kaloi një test të alkomatorit, përpara se t’i merrej makina, megjithëse askush tjetër nuk ishte i përfshirë në incident.

Antony në stërvitje me Lamborghini

“Ishte errësirë dhe lagësht dhe ai bëri një gabim”, tha një burim për gazetën The Sun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antony

Ai u trondit, por fatmirësisht askush tjetër nuk ishte i përfshirë dhe ai nuk u lëndua.

Foto: Getty Images

22-vjeçari duket se ka një koleksion mjaft mbresëlënës të makinave, ndërsa kësaj radhe shkoi në ushtrime me Lamborghini.

Pas incidentit, ai kishte dhënë një deklaratë me fjalët: “I jam shumë mirënjohës Zotit që e la këtë pas meje tani, mirënjohës për klubin, për lojtarët dhe për menaxherin. Të gjithë qëndruan pranë meje”.

BMW e Antony

“Ishte një moment vërtet i vështirë për mua. Por Zoti ka qenë gjithmonë në anën time dhe i jam mirënjohës edhe familjes sime. Këtë gol ua dedikoj atyre, në momente të tilla e dini se kush ju do vërtet”, tha ai. /Telegrafi/

Antony
Exit mobile version