Sulmuesi anësor brazilian, Antony ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Manchester Unitedit në ndeshjen e tyre çerekfinale të Kupës Carabao me Charlton Athletic të martën mbrëma.
Djajtë e Kuq kanë marrë një fitore të pastër me rezultat 3-0 ndaj Charltonit në takimin e zhvilluar të martën mbrëma në Old Trafford.
Golat në këtë fitore për ekipin e trajnerit Erik ten Hag u shënuan nga Antony (21’) dhe Marcus Rashford (90’, 90+).
Megjithatë, goli që ‘vodhi’ vëmendjen dhe ishte më i bukuri i mbrëmjes padyshim se ishte i pari i shënuar nga Antony.
💫 Simply stunning.
Bravo, @Antony00 👏#MUFC || #CarabaoCup
— Manchester United (@ManUtd) January 11, 2023
Sulmuesi brazilian shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga një distancë rreth 20 metra, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Antony dha një goditje të fortë dhe të saktë me të majtën, duke gëzuar kështu tifozët e Unitedit, të cilët mezi presin që lojtari i tyre të fillojë të shfaq potencialin e plotë pasi ekipi klubi pagoi mbi 80 milionë euro për blerjen e tij në verë. /Telegrafi/
ANTONY WITH A BEAUTY FOR MANCHESTER UNITED! 😱 pic.twitter.com/qYq0bGACp1
— ESPN FC (@ESPNFC) January 10, 2023
Beautiful goal, Antony 🔥 …#mufc.https://t.co/e7WGMzlfGy
— UF (@UtdFaithfuls) January 10, 2023