Site icon Telegrafi

Antony po largohet nga Manchester United për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle

Antony është bashkuar me Manchester United tre vite më parë dhe pritej shumë nga ai, por braziliani nuk i ka arritur pritshmëritë në Old Traford.

Manchester United është i interesuar për largimin e lojtarit dhe këtë do ta bëj në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra spanjolle Real Betis po i afrohet sigurimit të një marrëveshjeje huazimi për Antony nga Manchester United, me detajet përfundimtare të marrëveshjes që po diskutohen aktualisht, raporton Fabrizio Romano.

Lexo po ashtu Antony e çon në gjyq Ajaxin për veprimet e tyre para se ai të kalonte tek Man United

Marrëveshja është vendosur të jetë një lëvizje huazimi deri në qershor, pa asnjë opsion për blerje të përfshirë në këtë fazë.

Antony thuhet se ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje, dhe Manchester United do të mbulojë një pjesë të pagës së anësorit brazilian gjatë kohës që ai ka në klubin spanjoll.

Lexo po ashtu Man Utd gati ta largojë Antonyn - janë të gatshëm të humbasin 75 milionë euro

Antony iu bashkua Manchester United në vitin 2022 për 95 milionë euro.

Këtë sezon, anësori brazilian ka bërë 12 paraqitje për United, duke shënuar 1 gol./Telegrafi/

Exit mobile version