Site icon Telegrafi

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Një klub i njohur anglez do të përpiqet të bëjë një lëvizje për transferimin e Antony nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Antony ishte lidhur fortë me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’ para se të mbyllej afati kalimtar veror.

Megjithatë, duket se braziliani ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga klubi pasi mbeti jashtë planeve të Erik Ten Hag, i cili e transferoi atë në klub për 86 milionë euro.

Sipas një raportimi nga Caught Offside, Antony po përcillet nga afër prej Newcastle United që do të synojnë transferimin e tij në janar.

Raporti shton se Newcastle do të bëjë një lëvizje për brazilianin në fillim të vitit 2025 në rast se dështojnë të transferojnë Anthony Elangan nga Nottingham Forest.

Eddie Howe thuhet se i vlerëson aftësitë e Antony dhe beson se do të ishte një lojtar i vlefshëm për ‘Laraskat’. ‘Djajtë e Kuq’ në anën tjetër raportohet se do të ishin të gatshëm ta pranojnë shitjen e lojtari për 40 milionë euro.

Antony ende nuk ka luajtur nga fillimi në ndonjë ndeshje këtë sezon, ndërsa ka bërë vetëm një paraqitje nga banka.

Sezonin e kaluar, ai luajti në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur që të shënojë vetëm tre gola./Telegrafi/

Exit mobile version