Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka thënë Rusisë të ndalojë të gjitha “veprimet e pamatura dhe agresive” ndaj Ukrainës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Blinken i bëri komentet gjatë një udhëtimi në Kiev të enjten, ku u takua me zyrtarë të lartë ukrainas.
Duke folur së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky, ai tha se SHBA-ja po kërkonte të forconte bashkëpunimin dhe ndihmën e sigurisë midis të dyja vendeve.
Vizita vjen vetëm disa javë pasi Rusia vendosi mijëra ushtarë pranë kufirit ukrainas.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri .. por gjithashtu ne shohim që një pjesë e konsiderueshme forcash mbeten atje [dhe] pajisje të konsiderueshme mbeten atje”, u shpreh Blinken.
Diplomati i lartë amerikan tha se Washingtoni ishte “duke vëzhguar situatën shumë, shumë afër”. /Telegrafi/