Antony është fotografuar teksa mbërrin në bazën e Manchester United në Carrington për testet mjekësore përpara një transferimi prej 100 milionë euro në “Old Trafford”.
Kur të finalizohet, ndryshimi do të shohë që ish-lojtari i Ajaxit të ribashkohet me ish-shefin e tij Erik ten Hag, i cili është trajner i ri i Djajve të Kuq.
Braziliani 22-vjeçar fitoi një medalje të artë me kombëtaren në Lojërat Olimpike vitin e kaluar në Tokio, si dhe dy tituj të Eredivisie në Holandë me Ajaxin.
Skuadra holandeze kishte refuzuar disa oferta për brazilianin 22-vjeçar, por më në fund u dorëzua pasi Manchester United rriti ofertën e tyre në një çmim që Ajaxi e konsideroi të denjë.
Ditët e fundit, Anthony kishte qenë i zëshëm në dëshirën e tij për t’u larguar nga “Johan Cruyff Arena” dhe lojtari i ri nuk ishte në gjendje të fshihte emocionet e tij për të arritur dëshirën e tij.
Antoni u pa duke buzëqeshur teksa ecte nëpër kompleksin Carrington, si dhe duke përshëndetur tifozët që ishin jashtë ambienteve. /Telegrafi/