Trajneri qipriot, Antonis Constandinites që sezonin që e lamë pas e ka drejtuar kampionen aktuale të Kosovës Sigal Prishtinën, sipas të gjitha gjasave do ta lë dhe aventurën e tij do ta vazhdojë në Greqi, transmeton Superliga e Kosovës në Basketboll.
Gazetat e përditshme greke, sot kanë bërë të ditur se Constandinites është shumë afër arritjes së marrëveshjes me ekipin e elitës së basketbollit grek BC Trikala.
Antonis Constandinites sezonin që lamë pas, ka drejtuar me plotë sukses ekipin nga kryeqyteti ynë, duke e fituar tripletën edhe pse ekipin e mori në gjysmë të stinorit por me strategjinë e tij si të themi e rimëkëmbi një Sigal Prishtinë që gjatë gjysëmsezonit të parë dështoi pothuajse totalisht.
E Constandinites si duket nuk do të vazhdoj më bashkëpunimin me ekipin kryeqytetas edhe pse e pati paralajmëruar një gjë të tillë. Por informacionet e fundit tregojnë se qiprioti pothuajse ka rënë dakord me ekipin grek për udhëheqjen e tyre për sezonin e ri.
Të kujtojmë se tekniku qipriot, nën drejtimin e tij, do ta ketë edhe Kombëtaren e Shqipërisë në Basketboll