Telegrafi

Antonio Pintus, përgatitësi atletik që synon një Inter si Real Madridi

Antonio Pintus ka qenë njëra nga ardhjet e fundit në stafin e Interit pas zyrtarizimit të Antonio Contes si trajner.

Ardhja e Contes si trajner i Nerazzurrëve ka pasur edhe disa efekte tjera në ndryshimin e stafit.

Njëra nga kërkesat më të mëdha të ish-trajnerit të Chelseat ka qenë transferimi i Antinio Pintus.

Lexo po ashtu Antonio Pintus: Heroi i heshtur pas suksesit të Realit, çdo gjë që duhet të dini për italianin që Zidane e njohu te Juve (Foto/Video)

Pintus është përgatitës atletik dhe llogaritet si njëri nga më të mirët në botë në qarkullim.

Italiani ka pasur shumë sukses në të kaluarën tek Real Madridi si bashkëpunëtor i ngushtë i francezit Zinedine Zidane.

Pintus dhe Zidane

Sukseset e njëpasnjëshme të Mbretërve shpeshherë i janë atribuuar edhe italianit Pintus, shkaku i përgatitjes së mirë atletike dhe lëndimeve të pakta.

Me ardhjen e tij në Giuseppe Meazza kanë filluar menjëherë të vërehen faza e para e vështirë fizike, ku pas çdo stërvitje lojtarët e Interit po shihen të djersitur e rraskapitur.

Sipas mediave italiane, pamjet e lojtarëve të lodhur e djersitur janë shkaku i punës së madhe të përgatitësit atletik.

Pintus thuhet së është zotuar të bëjë Nerazzurrët një skuadër të përgatitur fizikisht sikurse Real Madridi, i cili fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi. /Telegrafi/