Real Madridi fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit me rezultat 1-4, duke treguar nivel të lartë të lojës, posaçërisht në pjesën e dytë.
Të gjithë u habitën me përgatitjen fizike të Los Blancos këtë sezon dhe posaçërisht në finalen e Cardiffit.
Pas kësaj qëndron Antonio Pintus, blerja më e rëndësishme e Zinedine Zidanes gjatë verës, por pak i njohur për publikun.
Pintus është trajner i fituesit, është njeriu që bëri lojtarët e Zonjës së Vjetër të djersitën para atyre të Los Blancos.
Zizu e takoi atë 20 vite më parë te Juventusi, i mahnitur nga puna e tij e kërkoi me çdo kusht te Reali dhe në fund spanjollët arritën ta bindin atë të largohet nga Lyoni ku ishte duke punuar së fundmi.
https://www.youtube.com/watch?v=dAX5aPnnNiM
Pintus, një figurë autoritative, italiani iu prezantua lojtarëve si ‘profesor fama’.
“Dëshiron famë, por fama kushton, sepse këtu do të fillosh të paguash: me djersë”.
Zidane kur mori drejtimit e Real Madridit nga Rafa Benitez tha “duhet të përmirësohemi në aspektin fizik”, dhe me italian 54-vjeçar ia arriti.
Gjatë stërvitjes Pintus ndan skuadrën në grupe të ndryshme ku përgatit një sër ushtrimesh atletike, por gjëja kryesore ishte se çdo stërvitje e përfundon me vrapim gjysmë orësh, çdo stërvitje.
Në fillim italiani ishte një nga njerëzit më të urryer nga lojtarët pasi ai i dërmoi me ushtrimet e tij, por ata e kuptuan që kjo është e nevojshme për të arritur sukseset.
Pintus, rreshteri i ushtrisë së Zidanes. /Telegrafi/