Referendumi në Britaninë e Madhe, ku fitues doli krahu që kërkon braktisjen e Bashkimit Evropian, ka marrë jehonë të madhe, sa që ka filluar të përdoret edhe për humor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, njiherit ish-ministër i punëve të jashtme, Antonio Molloshoski, e ka shfrytëzuar këtë moment për të ironizuar kundërshtarin politik LSDM-në.
Në profilin e tij në facebook, Milloshoski ironizon, duke thënë se Zaevi dhe Sorosi kërcënojnë se do të kthehen në kuvend, atëherë kur Britania e madhe të kthehet në BE./Telegrafi/