Telegrafi

Antonio Conte: Nuk është e lehtë të fitosh kundër Burnleyt, jemi në garë për Ligën e Kampionëve

BURNLEY, ENGLAND - APRIL 19: Alvaro Morata of Chelsea is substituted off during the Premier League match between Burnley and Chelsea at Turf Moor on April 19, 2018 in Burnley, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1.

Festa e lojtarëve të Chelseat (Getty Images)

“Ne luajtëm një lojë të mirë kundër një ekipi të vështirë sepse nuk është e thjeshtë të luash kundër Burnleyt”.

“Ne kemi luajtur shumë mirë dhe të dy sulmuesit kanë punuar shumë mirë, kanë luajtur një lojë fantastike me dhe pa top. I gjithë ekipi luajti një lojë intensive, ne meritonim të fitonim”.

“Mendoj se i merituam tre pikët që nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Nuk është një kundërshtar i lehtë. Duam të fitojmë çdo ndeshje të mbetur. Ne nuk mund ta llogarisim veten jashtë lojës për Champions”, tha trajneri italian.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë.

Lexo po ashtu Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve

Theksojmë se Tottenham Hotspur ka 68 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/