Telegrafi

Antonella Roccuzzo konfirmon shtatzëninë, Messi do të bëhet baba për të tretën herë (Foto)

Vetëm disa ditë pasi e kualifikoi Argjentinën në Kampionatin Botëror, Lionel Messi është gati për një “het-trik” tjetër.

Futbollisti argjentinas dhe gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tretë.

Lajmin e ka konfirmuar gruaja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Messin dhe fëmijët e tyre, Mateo dhe Thiago.

“Familja pesanëtarëshe”, ka shkruar Antonella në përshkrim derisa burri i saj ia prek barkun.

Lexo po ashtu Historia e dashurisë: Messi e njohu dashurinë e tij që nga mosha pesë vjeçare (Foto)

Messi dhe partnerja e tij e kurorëzuan me martesë këtë verë lidhjen e tyre disavjeçare.

Njoftimi se çifti është në pritje të fëmijës së tretë vjen pas një jave të paharrueshme për 30-vjeçarin.

Ai shënoi het-trik kundër Ekuadorit duke ia siguruar Argjentinës pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Edhe Messi e ka publikuar gjatë fundjavës një fotografi, ku ka pozuar me djemtë e tij. /Telegrafi/