Site icon Telegrafi

Antonella Cavalieri rrëfen arsyet e ndarjes nga Dybala

(Foto: Getty Images/Instagram/Anto_Cavalieri)

Antonella Cavalieri ka folur për herë të parë mbi historinë e saj me Paulo Dybalan dhe shkaqet që çuan në ndarje ne tyre.

Bukuroshja argjentinase rrëfeu se ishte pikërisht fama në rritje e sulmuesit, ajo që shkatërroi marrëdhënien mes tyre, duke çuar në ndarje.

“Unë erdha nga Argjentina për ta shoqëruar Paulon, me të cilin duheshim shumë, por me kalimin e kohës fama e tij po rritej, duke bërë që t’i ofroheshin shumë femra”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Paulo Dybala

“Pikërisht për këtë arsye erdhi edhe krisja e marrëdhënies tonë”, ka rrëfyer ajo, transmeton SS.

” Tani jam ndarë nga Paulo, por nuk kam ndërmend të kthehem në Argjentinë”.

“Mendoj se mund të gjej veten edhe këtu në Itali, siç ia kanë dalë Belen Rodriguez apo Wanda Nara”, është shprehur Antonella.

Në ndërkohë, qe disa muaj po spekulohet se sulmuesi i Juventusit është në lidhje me protagonisten e telenovelës “Aliados”, Oriana Sabatini.

Exit mobile version