Eksperti i fluturimeve me aeroplanë të vegjël privat Nebojsha Antiq thotë se hetimet për të gjetur fajtorin do të jenë të rënda pasi këto lloj të aeroplanëve nuk kanë kuti të zezë dhe nuk mund të regjistrojë defektet në motor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Shumë informacione dhe fakte duhet të mblidhen për këtë aeroplan pasi bëhet fjalë për tre shtete, Gjermania si vend i prodhimit, Itali si vend i kontrollit dhe Maqedonia si vend ku ka ndodhur aksidenti. Ky lloj i aeroplanit nuk përmban kuti të zezë dhe nuk regjistron defektet në motorë dhe përshkak të këtyre faktorëve nuk mund të gjendet fajtori i vërtetë.” thotë Nebojsha Antiq, ksperti i fluturimeve me aeroplanë të vegjël privat./Telegrafi/