Telegrafi

Antikorrupsioni në Maqedoni aktivizohet për fushatën parazgjedhore

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit është aktivizuar për fushatën parazgjedhore, duke caktuar një seancë publike për ditën e sotme, në ora 11, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë do të shqyrtohen ankesat e parashtruara nga zv. ministri plotësues Oliver Andonov dhe Ilija Ilioski, si përfaqësues i autorizuar i koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja.

Të dy ankesat lidhen me Nenin 8 të Ligjit për zgjedhje, që thotë se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre, nuk duhet të përdoren mjete financiare nga buxheti i shtetit, për ndërtim rrugësh, çerdhesh, objekte të ndryshme të interesit publik, ose pagesa tjera të rregullta mujore./Telegrafi/