Njësia e antidrogës në Policinë e Kosovës ka kontrolluar shtëpitë e disa personave të dyshuar në Prizren.
Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren.
Tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjet dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.
Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:
“Të holla kesh 1,140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një DVR, një shtëpizë e kompjuterit, dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një peshore digjitale, një qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram”, njofton Policia e Kosovës.
Poashtu janë sekuestruar edhe dy telefona mobil dhe një automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore.
“Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro”, njofton tutje Policia e Kosovës.
Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren./Telegrafi/