Telegrafi

Antibiotikët nuk shërojnë inflamacionin e sinuseve

Rreth 14 për qind e njerëzve çdo vit kanë infeksion të sinuseve dhe mjekët kryesisht i shërojnë me antibiotikë. Megjithatë shkak i 90- 98 për qind të infeksioneve janë viruset që janë rezistentë në antibiotikë – pohon asociacioni amerikan për sëmundje infektive.

Ata paralajmërojnë që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, veçanërisht në rastet kur ato nuk janë efikase, mund të çojë deri te krijimi i superbakterit i cili është rezistent ndaj këtyre ilaçeve.

“Nuk ekziston test i thjeshtë me të cilin mund të përcaktohet nëse infeksioni i sinuseve është virusal ose bakterial dhe prandaj shumë mjekë përshkruajnë antibiotikë për çdo rast”, thotë dr. Anthony Chow.

“Megjithatë, është supozuar që infeksionet e sinuseve në masë të madhe janë virusale dhe që antibiotikët nuk mund t’i shërojnë, por përkundrazi, mund të bëjnë më shumë dëme se dobi.”

Lexo po ashtu Zgjidhni problemin e sinuseve të dhimbshme në më pak se një minutë: Këtë truk e ka shpikur një mjek dhe është plotësisht i natyrshëm

Rregullorja rekomandon që tek inflamacionet bakteriale të sinuseve antibiotikët konsumohen për një periudhë më të shkurtër kohore (5-7 ditë).

Ndihmë mund të japin edhe steroidet nazale te personat që kanë histori të alergjive. Këto steroide vijnë në formë të sprejit, pikave ose lëngjeve dhe ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave.

Kur është fjala për dekongjestantët, ata po ashtu rekomandohen për lehtësimin e simptomave, por edhe për preventivë që infeksionet virusale të mos shndërrohen në baktere. /Telegrafi/