Site icon Telegrafi

Antibiotikët joefikas në shërimin e kollës kronike

Të sëmurët që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur kollë më gjatë se 28 ditë.

Kolla është manovrim eksploziv ekspirator me të cilin në formë ref1eksive ose të qëllimshme tentohet të pastrohen rrugët e frymëmarrjes nga përmbajtja e panevojshme.

Kolla është përgjigje normale ndaj pështymës, këlbazës ose materialit tjetër të huaj në rrugët e poshtme ose të sipërme të frymëmarrjes. Kolla afatgjatë është i sikletshëm dhe tregon për irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Është treguar që niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët të cilët kanë marrë antibiotikë nuk ndryshon shumë nga niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët që kanë marrë placebo.

Kështu është treguar që përdorimi i antibiotikëve amoksicilin tek të sëmurët me infeksione respiratore, kur nuk ka qenë në pyetje inflamacioni i mushkërive, jo vetëm që nuk ndihmon por mund të jetë edhe i dëmshëm.

Dihet që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, në veçanti kur nuk janë efikase, mund të çojë deri te zhvillimi i rezistencës së baktereve, dhe mund të shfaqen edhe efekte anësore si diarreja, skuqja e lëkurës dhe të vjellat. Përndryshe, shumica e infeksioneve të lehta respiratore zakonisht kalojnë vetë, sepse kryesisht janë të shkaktuara nga viruset.

Kolla sipas frekuencës është simptoma e pestë që e çon të sëmurin tek mjeku. Në rastin e dyshimit për inflamacion bakterial të mushkërive (pneumoni), antibiotikët duhet të merren gjithsesi. /Telegrafi/

Exit mobile version