Site icon Telegrafi

Anthony Joshua zyrtarisht urdhërohet që ta mbrojë titullin në WBO kundër Oleksandr Usyk

Anthony Joshua është urdhëruar zyrtarisht nga Organizata Botërore e Boksit (WBO) që ta mbrojë titullin në këtë divizion kundër sfiduesit të radhës Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik fitoi fundjavën e shkuar meçin ndaj Andy Ruiz Jr me vendim unanim 118-110, 118-110, 110-109 për t’i kthyer titujt në WBA, IBF dhe WBO, pasi i kishte humbur nga meksikani në New York.

Por pas fitores së tij të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, presidenti i WBO ka deklaruar se Joshua duhet të ndeshjet me ukrainasin Usyk brenda 180 ditëve nga fitorja e së shtunës.

Anthony Joshua . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

WBO konfirmoi: “Komiteti i Kampionatit Botëror (WBO) urdhëron palët që të fillojnë negociatat për ndeshjen e lartpërmendur të kampionatit që është e detyrueshme për peshat e rënda në WBO”.

“Ju lutemi që të negocioni brenda 30 ditëve nga marrja e kësaj letre për të arritur një marrëveshje”.

Oleksandr Usyk . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit kohor të përcaktuar këtu, do të merret një vendim tjetër në përputhje me rregulloret e WBO të garave të kampionatit botëror”, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë që Joshua do të duhet të përballet me në ndeshjen për ta mbrojtur titullin e WBO para 4 qershorit.

Usyk . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Nëse ai nuk pranon të takohet me ukrainasin Usyk dhe nuk gjendet marrëveshje para 10 janarit, ai do të detyrohet të dorëzojë rripin e tij.

Nëse Joshua dorëzon rripin e tij, Usyk mund të përballet ose me Dereck Chisora ​​ose Joseph Parker. /Telegrafi/  

Exit mobile version