Site icon Telegrafi

Anthony Joshua vs Kubrat Pulev do të zhvillohet në Stamboll këtë maj, pretendon sfiduesin për titullit i IBF

Kubrat Pulev e ka konfirmuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook se do të ndeshjet me Anthony Joshuan në Stamboll në muajin maj.

38-vjeçari postoi një artikull, ku shkruan se lufta e shumëpritur mes tyre do të zhvillohet në Vodafone Arena – shtëpia e klubit turk të futbollit, Besiktas.

Dyshja do të luftojnë këtë vit, me Pulev që është sfidues i detyrueshëm për kampionin e titullin IBF në peshën e rëndë, që e mban Joshua.

SunSport në anën tjetër shkruan se bisedimet janë duke vazhduar, dhe ka një mosmarrëveshje mes palëve se ku do të zhvillohet meçi pasi janë disa opsione tjera si Mbretërinë e Bashkuar, SHBA ose Arabinë Saudite.

Asnjë fjalë nuk ka ardhur ende nga kampi i Joshua në lidhje me këtë meç.

Dyshja ka pasur të përballen në Cardiff në tetor të vitit 2017, por bullgari u tërhoq shkaku i një lëndimi, dhe ishte zëvendësuar nga Carlos Takam.

Joshua dëshiron të kthehet në Londër për luftën e tij të radhës dhe Stadiumi i ri i Tottenham Hotspur, është vendi ku ai e preferon.

Pulev, i njohur si “The Cobra”, ka një rekord mbresëlënës me 28 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij.

Por kjo humbje erdhi në luftën e tij të vetme për titullin – duke u mposhtur nga Wladimir Klitschko në Hamburg në vitin 2014.

Fitorja e fundit e Pulev ishte ndaj Rydell Booker në Kalifornia në 9 nëntor.

Dhe duket se Pulev ka fituar garën për të qenë kundërshtari i radhës i Joshua, me sfiduesin e ËBO, Oleksandr Usyk. /Telegrafi/

Exit mobile version