Anthony Joshua është duke qëndruar në shtëpi, pasi raportohet se ai është infektuar me coronavirus nga takimi me Princin Charles.
Kampioni i peshave të rënda në boks u takua me princin e Uellsit në një ngjarje shtetërore, derisa pas 16 dite u infektua me virusin.
Familja mbretërore qëndron në gjendje të mirë shëndetësore, pas infektimit të pandemisë botërore.
Por, Joshua ishte takuar me princin 71-vjeçar dy javë më parë dhe nga kjo gjë do të qëndrojë në vetëizolim.
30-vjeçari ka konfirmuar se ai ndihet mirë, gjersa ka zbuluar se ai ende nuk ka shenja të coronavirusit, ndërsa ka shkuar në 433 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar.
AJ kishte publikuar më herët një postim në Twitter duke thënë që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë. /Telegrafi/