Telegrafi

Anthony Joshua shpallet Muhamed Aliu i ri nga adhuruesit e boksit (Foto)

E shtuna mbrëma ishte mbrëmja më e pike e boksit ndoshta në historinë e këtij sporti.

Adhuruesit e këtij sporti luftarak nuk kanë vonuar shumë për të shpallur Anthony Joshuan si Muhamed Aliun e ri pasi fotografia e famshme e nokautit të Joshuas dhe Aliut qarkulloi në të gjitha rrjetet sociale me krahasimin për ngjashmërine e tyre.

Joshua e ndali legjendën e boksit në kategorinë e rëndë, Wladimir Klitschkon, pas 11-të raundeve krejt falë një “uppercuti” eksploziv i cili e shkatërroi ukrainasin.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth luftës mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos (Foto)

Joshua e rrëzoi edhe një herë të dytë Klitschkon pak momente më vonë para se gjyqtari të ndërprente duelin teksa 90 mijë shikues në Wembley e panë të shkruhej historia, shkruan Telegrafi.

Një moment ikonik ky për 27 vjeçarin që shumë njerëz besojnë se është aq i mirë dhe aq i madh sa ai i Muhamed Aliut.

Shumë fotografi të boksierit legjendar Ali ekzistojnë në rrjetet sociale, por nokauti i Muhamed Aliut ndaj Sonny Liston në luftën e tyre për kategorinë e rëndë e ngjashmëria me atë të Anthony Joshuas ka mahnitur të gjithë adhuruesit e boksit.

Madhështia e të dy boksierëve shihet në të dyja fotot, teksa kundërshtarët e tyre pa shpresë janë të gjunjëzuar para tyre.

A është Anthony Joshua një Muhamed Ali i ri? Shprehuni në hapësirën për komente… /Telegrafi/