Telegrafi

Anthony Joshua shfaq fizikun e ‘frikshëm’ para meçit me Oleksandr Usyk

Anthony Joshua ka shfaqur fizikun e tij të ndërtuar me shumë mund para 12.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram.

Kampioni i peshave të rënda është duke u përgatitur që të përballet me ukrainasin e pamposhtur, Oleksandr Usyk më 25 shtator.

Lexo po ashtu WBO prish planet për meçin e shekullit: Anthony Joshua urdhërohet të luftojë ndaj Oleksandr Usyk

Derisa kaloi disa muaj në pushime, Joshua është rikthyer në stërvitje intensive që të jetë gati për duelin që zhvillohet pas më shumë se dy muajsh.

“Jam i lumtur që punoj”, ishte mbishkrimi në foto i AJ, derisa mori shumë pëlqime nga ndjekësit në rrjetin social.

Lexo po ashtu Transformimi trupor i Oleksandr Usyk i ka zënë në befasi edhe kundërshtarët e tij

Postimi i Joshuas vije pak ditë pasi mori një paralajmërim nga trajneri Peter Fury për përballjen e tij.

Peter, që është nip i Tyson Furyt, ka thënë se Usyk është një kundërshtar tejet i vështirë dhe i papërshtatshëm. /Telegrafi/