Site icon Telegrafi

Anthony Joshua publikon reklamën e re para duelit të ri (Video)

Boksieri më i madh në botë, Anthony Joshua, po bën përgatitjet e fundit për duelin e ri.

Por, kjo nuk e ka ndaluar atë që të mendojë për lansimin e reklamave të reja, duke qenë se është sportisti më atraktiv i kohës.

Ai ka publikuar një videoreklamë të brendit Lynx #FindYourMagic, brend i të cilit ai është ambasador.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Anthony Joshuas

Joshua së fundmi lansoi në treg edhe brendin e tij të kostumizuar personal të deodorantëve, të cilët arritën numër rekord kërkesazh qysh në ditët e para.

Boksieri britanik u zgjodh pak kohë më parë sportisti më i mirë i vitit falë paraqitjes së tij në duelin ndaj Wladimir Klitschkos.

Joshua vjen me këtë videoreklam pak ditë para meçit të ardhshëm, ku ai shihet si favorit absolut për të fituar ndaj bullgarit Kobrat Pulev.

Dueli i madh i kategorisë së rëndë do të zhvillohet në Cardiff të Uellsit. /Telegrafi/

Exit mobile version