Telegrafi

Anthony Joshua po akuzohet se ka ndarë ish-kampionin botëror në boks me gruan (Foto)

Javën e kaluar, ish-kampioni i boksit për pesha të lehta, Amir Khan ka bërë ditur se është shkurorëzuar prej bashkëshortes Faryal Makhdoom.

Por, mediat sot kanë raportuar edhe arsyet e “vërteta” të ndarjes së çiftit që ishte martuar në vitin 2013.

Bukuroshja thuhet se ka tradhtuar ish-bashkëshortin me kampionin e botës në boks, boksierin britanik, Anthony Joshua.

Khan ka vazhduar të publikoj mesazhe në Twitter rreth tradhtisë bashkëshortore.

Por, disa minutë më vonë, Joshua ka hedhur poshtë këto akuza përmes një mesazhi në Twitter.

Në fakt, ai ka publikuar këngën e këngëtarit amerikan Shaggy, “It Was’t me (Nuk jam unë)” dhe i ka sugjeruar që ta hetojë rastin pasi që ai nuk po flirton me ish-bashkëshorten e 30-vjeçarit. /Telegrafi/