Telegrafi

Anthony Joshua paralajmëron pensionimin nga boksi, por pas 15 meçeve të zhvilluara

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka thënë se ai ka edhe 15 përballje të tjera para se të pensionohet nga boksi.

Kampioni në fuqi i WBA, WBO, IBF dhe IBO, po planifikon që të boksojë ndaj fituesit të rimeçit, Deontay Wilder – Tyson Fury, që zhvillohet në shkurt të vitit 2020.

Në një intervistë për Sky Sports është pyetur se edhe sa meçe do i duhen që ta mbyllë karrierën.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“15 meçe nga tani. Ndoshta ai numër do të më dërgoj në 35 ose 40 përballje të zhvilluara”, ka thënë Joshua.

Lexo po ashtu Anthony Joshua zyrtarisht urdhërohet që ta mbrojë titullin në WBO kundër Oleksandr Usyk

Britaniku po tenton që të bëhet kampion i unifikuar, pasi i mungon vetëm WBC që mbahet aktualisht nga Wilder.

Joshua shtoi më tej se është e vështirë që t’i mbledhës të gjithë titujt, por që do të tentojë të bëhet më i miri i të gjitha kategorive. /Telegrafi/