Telegrafi

Anthony Joshua: Pandemia e racizmit ka dalë jashtë kontrollit

Kampioni i peshave të rënda në boks Anthony Joshua ka marrë pjesë në fushatën “Black Lives Matter”, në mbështetje të protestës së organizuar në Britaninë e Madhe për vrasjen e George Floyd.

AJ që mbanë në pronësi titujt si IBF, WBA dhe WBO, u është drejtuar turmës së qindra mijëra personave të mbledhur  në Watford, duke thënë se pandemia e racizmit është jashtë kontrollit.

“Virusi tashmë është shpallur pandemi”, ka thënë Joshua. “Ka dalë jashtë kontrollit. Dhe nuk po flas për Covid-19. Virusi që po flas unë quhet racizëm”.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar ndaj këtij virusi, këtij virusi që ka prekur fëmijë të moshua, të pasur e të varfër, një gjë që nuk shpjegohet”.

“Ne nuk mund të ulemi dhe të qëndrojmë pa bërë gjë, ne duhet të luftojmë kundër racizmit dhe nuk duhet paragjykuar dikë nga ngjyra e trupit”, ka shtuar më tej kampioni i boksit.

Në vrasjen e Floyd, një polic është shpallu fajtor, gjersa tre të tjerë janë larguar nga puna. /Telegrafi/