Site icon Telegrafi

Anthony Joshua në rolin e babait, shijon rrezet e diellit në Dubai (Foto)

Anthony Joshua vendosi të fillojë vitin 2018 së bashku me familjen duke bërë plazh.

Kampioni botëror i peshave të rënda i boksit për versionet IBF, WBO dhe IBO ka filluar pushimet dimërore duke shijuar plazhet.

Joshua ishte fotografuar duke luajtur me djalin dyvjeçar në rërë dhe në ujërat e cekëta të Dubait.

Ai kishte të veshur një palë pantallona të shkurta ngjyrë të gjelbër teksa kishte vendosur në kokë edhe një kapelë.

Kujtojmë se britaniku ishte i lidhur kohë më parë me Nicole Osborne, e cila i solli në jetë djalin.

Ndryshe, sportisti është përfol se ishte në lidhje edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila tash së fundi është mësuar për romancën e re me Andrew Wat. /Telegrafi/

Exit mobile version