Telegrafi

Anthony Joshua kampioni i ri në IBF

Britaniku Anthony Joshua mbrëmë ka qenë në një formë të lartë përballë boksierit amerikan Charles Martin.

26 vjeçarit iu deshën vetëm dy runde për t’u shpallur kampion bote në kategorinë IBF, raporton Reuters. Ai bëhet boksieri i parë në histori që mban medaljen olimpike në supe-pesha të rënda dhe atë në kategorinë IBF, të cilën mbrëmë e fitoi në O2 Arena.

Joshua i shkaktoi Martinit humbjen e parë në karrierë, duke shënuar fitoren e 16 në boksin profesionist, duke e rrëzuar kundërshtarin dy herë në rundin e dytë.

Kjo fitore e sjell Joshuan edhe një hap afër përballjes me kampionin e peshave të rënda Tyson Fury, i cili më 9 korrik do të ritakohet me ukrainasin Wladimir Klitschko. /Telegraif/