Site icon Telegrafi

Anthony Joshua ka zbuluar emrin e boksierit që do të ëndërronte të përballej

Anthony Joshua ka zbuluar emrin e boksierit që do të dëshironte të përballjes, por që aktualisht nuk është e mundur.

AJ ka thënë se ai do të adhuronte një meç me legjendën Lennos Lewis, e që do të mbetet vetëm në fantazinë e tij.

30-vjeçari do dëshironte që të vazhdonte formën e tij të mirë në boks sikurse Lewis, duke u bërë kampion i unifikuar në peshat e rënda.

“Lennos Lewis, në Wembley, do të ishte gjëja më e mirë në Britaninë e madhe”, ka thënë Joshua kur është pyetur për meçin e tij të ëndrrave.

Britaniku ka zbuluar se fitoja e tij më e mirë ka qenë ndaj Dillian Whyte, pasi rivaliteti ishte i madh dhe se ishin dy rivalë nga Londra. /Telegrafi/

Exit mobile version