Anthony Joshua është kampioni i ri i boksit për pesha të rënda.
Ai ka triumfuar në raundin e 11 kundër Wladimir Klitschkot pas ndërprerjes së duelit nga gjyqtari.
Boksieri ukrainas kishte deklaruar pas meçit se në kontratën mes tyre parashihet edhe një ballafaqim, transmeton Telegrafi.
Por sipas mediave britanike Joshua ka kërkuar që tani të fitoi 50 milionë funte në rast të rimeçit.
Ndryshe, pas triumfit në meçin e parë, Joshua ka fituar 15 milionë dollarë. /Telegrafi/