Site icon Telegrafi

Anthony Joshua: Jam i nderuar që do fillojë mbrojtjen e titujve në vendin tim dhe t’i sjellë të gjithë këtu për të shkruar histori

Anthony Joshua vs Kubrat Pulev

Anthony Joshua do të fillojë mbrojtjen e titujve të kampionit të boksit në peshat e rënda kundër Kubra Pulevit.

Boksieri britanik do të përballet me bullgarin më 20 qershor në stadiumin  ‘Tottenham Hotspur’.

Në përballjen mes tyre, Pulev do të kërkojë titullin IBF, mirëpo Joshua ka vënë edhe titujt si WBA e WBO.

“Më 20 qershor, do t’i mbroj titujt e mi në peshat e rënda. Më në fund po kthehem në vendin tim, pas disa meçeve të zhvilluar në vende të ndryshme”, ka thënë ai.

“Jam i nderuar që do të sjell me vete një komunitet të gjerë që e dashuron boksin dhe të jenë dëshmitarë të historisë tonë”.

Lexo po ashtu Zyrtarizohet dueli i radhës i Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev, por që meçi do të mbahet në stadium futbolli në Londër

“Të gjithë titujt do të jenë në garë dhe asgjë nuk do të më ndalojë nga fitorja. Kontrata tashmë është nënshkruar zyrtarisht me Pulevin”, ka bërë të ditur Joshua.

Pulev kishte luftuar për titullin IBF në vitin 2014, mirëpo ishte nokautuar nga Wladimir Klitschko në raundin e pestë në Hamburg. /Telegrafi/

Exit mobile version