Site icon Telegrafi

Anthony Joshua hap derën për ballafaqimet në UFC: Jones dhe Ngannou mund të jenë kundërshtarët e mundshëm

Anthony Joshua ka hapur derën për një kalim të pabesueshëm Arte Marciale Mikse (MMA).

“Mbreti” i peshave të rënda në boks në kategorinë WBA dhe IBF është në rrugë të madhështisë ndërsa pritet të fitojë të gjitha titujt e mundshëm në boksin profesionist.

Por, Joshua ka pranuar se do të jetë i gatshëm për një luftë në tetëkëndësh – madje, edhe në UFC, – Jon Jones dhe Francis Ngannou mund të jenë kundërshtarë potencialë.

Lexo po ashtu Jon Jones rikthehet me fitore, ‘shkatërron’ Cormierin dhe fiton titullin në UFC (Foto/Video)

Kur u pyetën nëse do të konsideronte seriozisht një kryqëzim, Joshua tha “Një ballafaqim i mirë do të ishte me djalin nga Kongo [Francis Ngannou], i cili sapo humbi”.

“Po sigurisht që do të duhej të kisha disa luftëra të nxehta, sepse ju duhet të mësoni edhe ato dyluftime. Por, po, një luftë është një luftë në fund të ditës. Kështu që do ta bëja”.

Megjithatë, Joshua duhet së pari të kthehet të ndeshet kundër kampionit të WBO-së, Joseph Parker, me të cilën do të ndeshet më 31 mars në Cardiff.

“Joseph Parker është i përkushtuar dhe do ta shoh atë në 50 për qind më të fortë si më parë. Ajo që kam mësuar është se boksi thjeshtësohet kur futni këmbët tuaja. Edhe pse kjo është një lojë e goditjes së njerëzve”.

Lexo po ashtu Njihuni me sensacionin e UFC-së, i cili tashmë ka vendosur rekord për grushtin më të fuqishëm në botë (Foto/Video)

“Nëse unë mund ta transformoj atë që kam mësuar në palestër për dhjetë apo 12 javët e fundit në ring, shpresoj se mund ta shfrytëzoj një ditë në gjashtë apo tetëkëndësh”, pohoi Joshua. /Telegrafi/

Exit mobile version